Këngëtari tiranas, Vlashent Sata, emri i të cilit është bërë i njohur edhe tek ne, do të argëtoj dashamirët e muzikës që ai kultivon, me 6 shtator, në ora 20:30, në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”, në Gjakovë.
Admiruesit e artistit do të jenë dëshmitarë të çasteve mbresëlënëse që Vlashenti do të dhuroj në këtë natë, të përbërë prej tingujve të ngrohtë që ai i ka ushqyer ndër vite, të cilëve gjithmonë i ka ofruar prekje personale.
Do të jenë të shumta këngët që kantautori do t’i intepretoj për publikun, shumica prej të cilave të shkëputura nga repertoari i tij, por edhe të tjera të kënduara me herët e që Vlashenti i sjell në mënyrën e tij të veçantë.
Ngjarja realizohet në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore: Promovimi përmes Artit”, i financuar nga BE-ja, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe i zbatuar nga IKS, Lens dhe FES.