Punime artizanale, projekte krijuese, lojëra shqisore, lojëra me ngjyra, punime në kunguj e vjelje të shumë frutave, janë vetëm disa nga aktivitet e shumta që kanë mundësi t’i bëjnë fëmijët përgjatë stinës së vjeshtës. Radio KFOR-i ju ofron disa aktivitete që mund t’i realizoni së bashku me fëmijët e juaj, përgjatë stinës së bukur të vjeshtës:
– Shfaqeni artin simetrik të gjetheve të ndryshme;
– Bëni vetë ngjyrat me aromë të frutave vjeshtor, të cilat kanë erë të mahnitshme;
– Mblidhni dhe dekoroni thesaret e vjeshtës;
– Përgatitni brumë me kripë dhe kanellë për të krijuar gjethe;
– Përdorni farat e vjeshtës për të krijuar iriq argëtues për fëmijët;
– Shtoni ngjitëse në kunguj, në formë numri apo shkronje, mund të rezultojë në shumë mundësi mësimi dhe mos harroni të shëtisni sa më shumë në vende të hapura në natyrë, për të thithur ajrin e pastër si dhe për tu kënaqur me bukuritë shumëngjyrëshe që ofron stina e vjeshtës.