– Në vitin 2014, Taylor Swift po kryesonte top listën e albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e saj të titulluar “1989”. Shifra totale e shitjeve të këtij albumi, vetëm në SHBA, nga java debutuese, ishte më e larta e çdo albumi që nga viti 2002.
– Me 27 nëntor, të vitit 1986, Bon Jovi ishte në pozitën e parë në top listën e këngëve më të mira në SHBA, me këngën “You Give Love A Bad Name”, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, kënga ishte në pozitën e 14-të. Kjo këngë ishte pjesë e albumit ‘Slippery When Wet’. Në vitin 2009, kënga “You Give Love A Bad Name”, u zgjodh si një nga 20 këngët më të mira hard-rock të të gjitha kohërave.