Në vazhdën e befasive të vazhdueshme për fansat e shumtë të ekranit të madh të kinemasë, rrjeti më i madh i kinemave në vend, Cineplexx, me datën 10 nëntor, do të sjell premierën e filmit të shumëpritur ‘Black Panther 2’, në të dy kinematë, në Prizren dhe në Prishtinë. Filmi ‘Black Panther 2’, sjellë Mbretëreshën Ramonda dhe personazhet tjera Shuri, M’Baku, Okoye dhe Dora Milaje, të cilat luftojnë për të mbrojtur kombin e tyre nga ndërhyrja e fuqive botërore, në prag të vdekjes së mbretit T’Challa. Ndërsa Wakandanët përpiqen të përqafojnë kapitullin e tyre të ardhshëm, heronjtë duhet të bashkohen me Nakia dhe Everett Ross, për të krijuar një rrugë të re për mbretërinë e tyre të dashur.
Vlen theksuar se përveç kënaqësisë që ofron ky film, të gjithë të pranishmit, do të kenë mundësi të jenë fitues potencial të shpërblimeve të shumta që do të ndahen atë natë. Biletat janë në shitje dhe mund t’i blini online, përmes aplikacionit Cineplexx KS.