Organizimi i radhës ‘Premiere Night’ në Cineplexx, do të sjell filmin e shumë pritur ‘Fantastic Beasts’, një film që ka bërë bashkë aktorë si: Jude Law, Ezra Miller, Zoe Kravitz, Colin Ferrell e shumë të tjerë.
Ky event do të organizohet me datën 14 prill dhe përveç premierës së filmit do të dhurohen edge shpërblime si ‘Gift Cards’ dhe libra ‘Fantastic Beasts’.
Organizimi në fjalë do të fillojë nga ora 19:00, në të dy kinematë në Prishtinë dhe Prizren, ndërsa biletat tashmë janë në shitje dhe mund të blihen në kinema nga ora 16:30. Orarin e shfaqjes së filmit premierë si dhe të gjithë filmave të tjerë, mund ta gjeni në faqen www.cineplexx-ks.eu.