Karrierën muzikore e nisi që në moshën 5 vjeçare, për të mos ju shkëputur muzikës për një kohë të gjatë, solli këngë të shumta të shndërruara në hite që jetuan gjatë si dhe talenti i saj u vlerësua edhe nga juri profesionale. Është kjo këngëtarja e dashur për të gjitha moshat, Vesa Luma, e cila sot ishte e pranishme në emisionin “Macchiato Launge”, me moderatoren Pranvera Behrami, në Radio KFOR.
Përgjatë një ore të këndshme ,Vesa shpalosi momente të shumta nga krijimtaria e saj muzikore, emocionet që publiku ndër vite i dhuroi e vazhdon t’i dhuroj edhe sot e kësaj dite, për këndvështrimin që ajo ka për muzikën që kultivohet sot dhe për aspekte të ndryshme, që lidhen me jetën e saj artistike.
Vesa tregoi se sa herë që gjendet në studion e Radio KFOR-it ndjehet për mrekulli: “Jemi dhe s’jemi “ka qenë kënga që e kam promovuar dhe është dëgjuar për herë të parë në valët e Radio KFOR-it. Ju falënderoj shumë, sepse falë valëve të Radio KFOR-it kam pasur shumë fat në karrierë, ” tha Vesa.
Vesa premtoi që së shpejti do të realizoj dy koncerte live, në Prishtinë, ku dashamirët e muzikës së saj, do të kenë rastin ta dëgjojnë duke interpretuar hitet e shumta të saj.
Kujtojmë që projekti më i ri i Vesës është “S’paska qenë e shkrume”, në bashkëpunim me tenorin Denik Prizreni, i cili ka më shumë se 400 mijë klikime në you tube.