Gaia Kosovo, nuk ndalet së realizuari aktivitete të ndryshme gjithë përfshirëse në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, veçanërisht atyre që jetojnë në qytetin e Mitrovicës, atje ku zhvillohen aktivitetet që kjo organizatë joqeveritare organizon.
Këtë të shtunë të 20 prillit “Karavani i Tregimeve” vjen me edicionin e tij të kartërt, për të cilin më shumë na tregon Genti Behramaj, zyrtar për komunikim në GAIA:
“Është hera e kartët që po realizojmë këtë aktivitet ku përfshihen të gjitha komunitetet. Kësaj radhe në “Karavani i Tregimeve” do të kemi disa rrëfime, poashtu nga etni të ndryshme, të cilat në të kaluarën kanë qenë pjesë e një grupi të njohur nga Mitrovica”, theksoi për Radio KFOR-in, Behramaj.
Gaia Kosovo fton të gjithë të interesuarit që të bashkohen me këtë aktivitet, i cili ka të përbashkët gjuhën e këngës, gjuhën e muzikës, përmes së cilës do të mund të ktheheni prapa në kohë, për të kujtuar me nostalgji kohët e mëhershme.