Një vokal i këndshëm që nuk ka nevojë të sforcohet për të lundruar nëpër nota e intervale të ndryshme muzikore, një talent i cili është spikatur qysh në moshën e tij të njomë, në vitin 2005, kur ishte anëtar i korit të shkollës së tij, për të ardhur më shumë në shprehje në vitin 2017, si dhe kur vendosi të bëhej pjesë e spektaklit më të madh muzikor ”The Voice of Albania”. Është ky i talentuari, Ard Gashi, i cili mbrëmë ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, melodinë dhe tekstin e të cilës e ka realizuar vetë ai, ndërkaq producent i tij është Fatjon Miftari.
Kënga me titull “Harrom”,për fansat e Ardit, vjen e vizuelizuar edhe me një videoklip veror, të përshtatur me ritmin që ka dhe e realizuar nga ‘Brigada Agency’.
Kujtojmë që, Ardi deri tani ka publikuar 4 këngë, njëra prej të cilave është në bashkëpunim me Shaolin Gang, ndërkohë ai me ambiciet, pasionin dhe entuziazmin që ka për muzikën pritet të realizojë edhe shumë projekte të tjera muzikore.