Nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë sot (24.04.2019) kanë vendosur që nëpërmes veprave të artit të nderojnë Policinë e Kosovës në 20 vjetorin e themelimit të tyre.
Këta fëmijë kanë punuar 6 vepra arti përfshirë një mozaik me logon e ‘Policisë së Kosovës’ që është vendosur në objektet e ‘Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë’ së Kosovës. Po ashtu, fëmijët kanë mbjellë rreth 200 lule duke formuar kështu numrin 20 për nder të 20 vjetëve të Policisë së Kosovës.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe fëmijët nga SOS fshatrat e Kosovës dhe fëmijë nga Down Syndrome Kosova.
Ky aktivitet është organizuar nga organizata jo-qeveritare “Culturat” në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.