Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, me seli në Kosova Film në Prishtinë, shpall të hapur konkurs për dy pozita të lira, për ‘Krijues të Përmbajtjes për Rrjete Sociale’ (Social Media Content Creator).
Kërkesat e nevojshme për arsim, përvojë pune dhe aftësi për këto dy pozita janë:
- Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Gazetari, Marketing, Aktrim/Teatër etj.
- Minimumi 4 vite përvojë profesionale në media, marketing, aktrim apo krijim përmbajtjeje.
- Aftësi të dëshmuara në krijimin e përmbajtjeve për rrjete sociale.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, sidomos para kamerës.
- Të njeh shumë mirë gjuhën shqipe në komunikim dhe në të shkruar
- Të njeh mirë gjuhën angleze në komunikim dhe në të shkruar.
Të interesuarit për këto pozita, duhet të jenë banor ligjor të Kosovës.
- Paga mujore bazë, është 1.401 €.
- 24 ditë pushim vjetor + përfitime të tjera.
CV-ja juaj duhet të dërgohet me e-mail, në adresën recruitment@hq.kfor.nato.int , deri me datën 10 qershor, 2025. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë dhe do t’i nënshtrohen testit të gjuhëve.
Formularin e aplikimit dhe informacione të tjera të detajuara rreth këtyre pozitave, mund ti gjeni në adresën: https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-local/social-media-content-creator-albanian-2-posts
Aplikoni në kohë dhe bëhuni pjesë e një ekipi ndërkombëtar që kontribuon për paqe dhe siguri në Kosovë!







