Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, me bazë në Kosova Film në Prishtinë, ka hapur një vend të lirë pune të përkohshme për Webmaster në Press Affair Office (PAO).
Për të aplikuar për këtë pozitë, të interesuarit duhet të plotësojnë këto kushte si më poshtë:
- Përfundimi i arsimit universitar dhe kualifikim i çertifikuar në drejtimin Shkenca kompjuterike ose çertifikatë në Web Design dhe Web Management.
- Minimumi 4 vjet përvojë pune si Webmaster, Website Administrator, Web Designer ose Web Developer
- Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup.
- Njohuri/përvojë pune të produkteve MS Office (Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook).
Aplikantët duhet të kenë aftësitë e mëposhtme gjuhësore:
- Anglisht – Shumë mirë
Përfitimet nga punësimi në pozitën e përkohshme si Webmaster në Press Affair Office (PAO) përfshijnë:
- Anëtarësim në skemën e sigurimit shëndetësor
- 24 ditë pushim vjetor për vit kalendarik
- Deri në 7 ditë pushimi special
- Deri në 11 ditë përgjatë një viti, festa zyrtare.
Aplikantët duhet të jenë banorë të ligjshëm të Kosovës.
Paga bruto për këtë pozitë të përkohshme LCH-6, është 1.483 € në muaj.
Aplikacionin për këtë pozitë si dhe hollësi të tjera lidhur me këtë vend të lirë pune, mund t’i gjeni në faqen e NATO-s, në adresën: https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-local/webmaster
Formularët e aplikimit mund ti dorëzoni edhe personalisht, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Kosova Film, në kutinë postare, e cila ndodhet në ndërtesën IZMIR, tek porta kryesore e Kosova Filmit.
Gjithashtu, ju mund t‘na kontaktoni edhe përmes postës tonë elektronike, në adresën recruitment@hq.kfor.nato.int apo në numrin e telefonit 038 70 2150.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për këtë pozitë, është data 16.11.2023, ora 16:00.
Aplikacionet e pranuara pas kësaj date, nuk do të pranohen.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët që i kanë plotësuar kushtet e lartcekura dhe janë në listën e ngushtë për intervistë.