Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, me seli në Film City në Prishtinë, Departamenti Financiar ka hapur një vend të ri pune, për pozitën ASISTENT/BLERËS për Blerje dhe Kontrata.
Kërkesat thelbësore për arsimim, përvojë pune dhe aftësi për këtë pozitë janë:
- Përfundimi i arsimit të lartë në administrim biznesi ose fusha të ngjashme.
- Patentë Shoferi (Kategoria B)
- Minimumi 4 vjet eksperiencë pune në fushën e kontraktimit, financave ose prokurimit.
- Aftësi të mira komunikuese/negociuese dhe të punës në grup.
- Aftësitë për biznes, karakter dhe integritet, janë gjithashtu virtyte të kërkuara.
Paga bazë për këtë pozitë është 1.483 € në muaj.
Aplikantët duhet të kenë aftësi të mira të njohjes së gjuhës angleze dhe duhet të jenë banor të përhershëm të Kosovës.
Formularin për aplikim për këtë pozitë dhe detaje tjera, mund ti gjeni në faqen https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-kfor .
Aplikacionet duhet ti dërgoni me e-mail në adresën recruitment@hq.kfor.nato.int , deri me datën 07 maj, 2024.