Që nga shpallja e pandemisë, në muajin mars të vitit 2020, të gjitha institucionet dhe qytetarët janë të detyruar që të respektojnë masat për frenimin e përhapjes së virusit SARS-COV 2. Këto rregulla duhet të respektohen nga të gjithë pa dallim. Se sa po respektohen rregullat e vëna nga Qendrat Turistike të Skijimit, Radio KFOR-i kontaktoi instruktorin e Shkollës së Skijimit “Arxhena”, në Brod, Mentor Maloku, i cili tha: “Normal që duhet dhe është duke u respektuar distanca dhe të gjitha masat. Secili person e ka maskën e skijimit e cila ja mbulon edhe gojën. D.m.th. 99 % është e mbuluar me veshje. Po ashtu, gjatë kësaj kohe ne nuk kemi punuar me grupe, por kemi punuar individualisht edhe pse kemi qenë të dëmtuar financiarisht, por e kemi parë të arsyeshme që shëndeti me qenë mbi te gjitha.”
Përveç zotëri Malokut, ne kontaktuam edhe instruktorin e Shkollës e Skijimit “Dardani”, në Bogë, zotëri, Agim Popovci, i cili theksoi: “Maksimalisht i respektojmë masat, duke filluar me dezinfektim, punëtorët punojnë me maska, orarin e lejuar e respektojmë. E me këtë rast i kisha porositur të gjithë vizitorët që të kenë maka dhe të respektojnë distancën tek ski- lifti.”
Që të kemi një shëndet të mirë, të gjithë duhet t’i zbatojmë masat anti-COVID, pa marrë parasysh se ku gjendemi, ne duhet të mbajmë maskën, distancën si dhe të kujdesemi për higjienën!