Kanceri i mushkërive, njihet si kanceri më i përhapur dhe prek rreth 20% të njerëzve në të gjithë botën. Sot, me 1 gusht, shënohet ‘Dita Botërore e Kancerit të Mushkërive’, që shërben për të rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin e njerëzve në mbarë botën, për kujdesin dhe masat parandaluese ndaj kësaj sëmundje.
Kanceri në mushkëri shpesh nuk shkakton shenja dhe simptoma në fazat e tij më të hershme. Shenjat dhe simptomat e kancerit të mushkërive zakonisht shfaqen kur sëmundja është në fazë të avancuar. Disa nga faktorët e rrezikut për kancerin e mushkërive përfshijnë: pirjen e duhanit, ekspozimi ndaj rrezatimit, obeziteti, përdorimi i alkoolit, historia familjare dhe infeksionet virale.
Përveç ndërgjegjësimit publik ‘Dita Botërore e Kancerit të Mushkërive’, është edhe një shans për të ndarë informacione rreth shenjave të mundshme të paralajmërimit, masave të parandalimit dhe nevojës për të marrë kujdes mjekësor të rregullt. Informimi dhe edukimi janë armët më të fuqishme për të luftuar kancerin e mushkërive dhe për të përmirësuar shëndetin tonë kolektiv.