Me moton ‘Gratë nuk duhet të zgjedhin midis dhënies së gjirit fëmijës dhe punës së tyre’, e nga sot (01 gusht) nisë ‘Java Botërore e Ushqyerjes me Gji’, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), UNICEF-i dhe shumë organizata të Shëndetësisë dhe partnerë të shoqërisë civile.
Tema e këtij viti do të përqendrohet në ushqyerjen me gji dhe punës së nënave, duke ofruar një mundësi strategjike për të mbrojtur të drejtat thelbësore të lehonisë, që mbështesin ushqyerjen me gji, pushimin e lehonisë për minimum 18 javë apo idealiste do të ishte më shumë se 6 muaj dhe akomodimet në vendin e punës pas kësaj pike. Këto janë çështje urgjente për t’u siguruar që gratë mund ti ushqejnë me gji foshnjat e tyre, për aq kohë sa dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë.
OBSH-ja do ta përdorë këtë javë, për të përkrahur praktikat më të mira për mbështetjen e ushqyerjes me gji edhe në vendin e punës, në vende të ndryshme, në lloje dhe sektorë të ndryshëm kontratash dhe të promovojë veprime që mund të ndërmerren për të ndihmuar në sigurimin e funksionimit të ushqyerjes me gji për të gjitha gratë që punojnë, kudo që punojnë.
Nënvizojmë se ushqyerja me gji siguron përfitime jetike shëndetësore dhe ushqyese për fëmijët, të cilat kanë ndikime pozitive gjatë gjithë jetës së tyre.