“Përfito nga ambienti i pastër, investime për lagjen, shkollën dhe qytetin tënd!” , kjo është motoja e fushatës dedikuar mjedisit e cila ka filluar më 20 mars dhe do të zgjasë deri më 5 qershor, e organizuar nga Komuna e Gjakovës e përkrahur edhe nga KRM Çabrati, BONEVET Gjakova, Green Art Center, Let’s Do It Kosova, Iniciativa e Femrës Kosovare – IFK.
Çdo aksion i realizuar do të prezantohet në rrjetin social Facebook dhe më të mirët do të shpërblehen. Lagjja më e mirë do të shpërblehet me investime në vlerë prej 10,000.00 euro, lagjja me vendin e dytë do të shpërblehet me 6,000.00 euro dhe lagjja e tretë me 4, 000.00 euro investime. Shpërblimet për shkollat me ambientin më të pastër janë këto: vendi i parë 5,000.00 euro, vendi i dytë 3,000.00 euro dhe vendi i tretë 2,000.00 euro.