Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Zyra Koordinuese në Prishtinë së bashku me akademikët dhe ekspertët e fushës së autizmit nga Turqia është duke organizuar Seminare të Edukimit Special në Kosovë.
Ky seminar përbëhet prej 4 moduleve me nga dy ligjerues për çdo modul dhe do të realizohet më 18 prill, në ora 18:00-21:30, në hotel “Emerald”, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Në këtë trajnim do të trajtohën temat si Problemet e sjelljes dhe metodat e kapërcimit dhe Tabela e Aktiviteteve.
Trajnimi do të mbahet në gjuhën turke por do të ketë edhe përkthim simultan. Pjesmarrës do të jenë mësimdhënës/e të shkollave speciale, mësimdhënës/e, edukatore të institucioneve parashkollore, terapistë, logoped, psikolog si dhe student nga fushat e ngjashme dhe familjet të interesuar.
Për të marrë pjesë në modulin e 3-të të “Seminarëve të Edukimit Special” plotësoni formularin e prezantuar në vengzën e mëposhtme: