Zyra për Bashkëpunim dhe Karrierë e RIT Kosova (A.U.K), do të organizoj panairin tradicional të punës “Panairi i Pranverës së Karrierës 2019”, që do të mbahet më 25 prill.
Panairi i Karrierës është një nga ngjarjet më të shquara që bashkon organizatat nga sektorë të ndryshëm si dhe studentë. Sipas organizatorëve, qëllimi i realizimit të këtij panairi është që të ofroj mundësi për karrierë dhe rrjetëzim përmes udhëzimit të studentëve tanë drejt botës së biznesit. Ritheksojmë që ky organizim vlen enkas për studentë dhe alumni.