Vallëzimi është i rëndësishëm për shumë arsye fizike, emocionale, shoqërore dhe kulturore. Çdo vit më 29 prill, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit’, që ka për qëllim të nderojë artin e vallëzimit dhe të promovojë njohjen dhe vlerësimin e tij në mbarë botën.
Kjo ditë është shpallur nga UNESCO në vitin 1982 dhe përkon me datën e lindjes së Jean-Georges Noverre, një balerin dhe koreograf francez, i njohur për inovacionet e tij në artin e baletit.
Dita e sotme, thekson rëndësinë e vallëzimit si një formë shprehjeje kulturore dhe artistike që bashkon njerëzit përtej kufijve gjuhësorë dhe kulturor. Ajo promovon gjithashtu rëndësinë e vallëzimit në zhvillimin e aftësive fizike, emocionale dhe sociale të individëve.







