“Dita Botërore e Vallëzimit” shënohet çdo 29 prill, pasi që në këtë datë, të vitit 1727, kishte lindur veprimtari i baletit bashkëkohor, Zhan-Zhorzh Nover (1727-1810).
UNESCO, në vitin 1982, e shpalli datën e sotme ‘Ditë të Vallëzimit’, me qëllim të promovimit të artit të vallëzimit dhe vlerësimit të traditave të kulturave të ndryshme.
Në këtë ditë, organizohen shfaqje vallëzimi, seminare, workshop-e dhe aktivitete të tjera për të festuar artin dhe kulturën e vallëzimit. Qëllimi i kësaj dite është që të rrisë ndërgjegjësimin rreth vlerës së artit të vallëzimit dhe të promovojë diversitetin kulturor, nëpërmjet artit të vallëzimit.