Në fushatën e Radio KFOR-it për t’i dërguar mesazhe kujdesi dëgjuesve të saj iu bashkua edhe artistja e mirënjohur Valina Mucolli, e cila aktrimin e ka profesion dhe pasion. Mesazhi i saj është ky: “Unë jam Valina Muçolli. Një shok apo një shoqe e mirë të përshëndet edhe nga largësia! Roli ynë në luftimin kundër COVID -19 është shumë i rëndësishëm! Prandaj, laj duart, mbaje maskën dhe distancën sociale!”
Përveç mesazhit të artistes Muçolli, në ditët në vijim, do të keni mundësi të dëgjoni edhe shumë e shumë artistë të tjerë, të cilët do t’iu drejtohen dëgjuesve të Radio KFOR-it me mesazhet e tyre për të pasur kujdes dhe për t’i respektuar masat anti-kovid.