Gjashtëdhjetë e tre për qind e sipërfaqes së Kosovës përbëhet nga malet, të cilave u shtohet bukuria sidomos përgjatë stinës së dimrit, kur ato mbulohen me petkun e bardhë të dëborës.
Por, për të ditur më shumë për turizmin dimëror në Kosovë, Radio KFOR-i kontaktoi Udhëheqësen e Divizionit për hartimin e politikave të turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Doruntina Ukaj e cila theksoi: “Turizmin dimërorë në Kosovë duhet të vlerësohet nga të gjithë sepse është një ndër mekanizmat shumë të rëndësishëm për zhvillim të gjithmbarshëm të ekonomisë në Kosovë. Si pikë atraktive turistike veçohen Bjeshkët e Nemuna, Malet e Sharrit posaçërisht Brezovica, Brodi, Malet e Jezercit, Shala e Bajgores, e shumë vende tjera. Ne e dimë se Kosova ka potenciale të mëdha turistike, mirëpo ende ka nevojë për investime dhe rregullimin e infrastrukturës të cilat do të ndikonin në rritjen dhe zhvillimin e turizmit.”
Në fund të bisedës sonë, zonja Ukaj pati edhe një mesazh për të gjithë dëgjuesit e Radio KFOR-it: “Sa më shumë vizitoni pikat turistike të Kosovës dhe keni parasysh mbrojtjen e këtyre bukurive natyrore dhe mbrojtjen e ambientit në përgjithësi.”