Festat e fund vitit shijojnë më shumë kur kujdesemi që në shtëpitë tona të përgatisim ushqim dhe specialitete të shijshme. Çdo vit mundohemi të sjellim edhe ndonjë risi sa i përket ushqimit, mirëpo se çfarë ushqimi dhe menyje na e sugjerojnë kuzhinierët?!, – e kuptojmë në vazhdim:
Kuzhinieri nga Mitrovica, Mensur Aliu, në një intervistë për Radio KFOR-in na tregon për meny-të e pasura që mund ti shërbeni edhe në shtëpitë tuaja: “Mbrëmjeve të fund vitit ushqimet që shërbehen zakonisht, janë ushqime me nivele më të larta të kalorive, përveç kësaj kërkohen edhe sallata dhe meze të ndryshme, të cilat duhet të jenë të shijshme por edhe të duken bukur në tavolinë. Nga sallatat sugjerojmë sallatën olivier, rukola me shegë dhe lakër e kuqe dhe e bardhë me arra. Pastaj vijnë edhe meze të ndryshme si: meze e ftohtë, meze greke, meze smorgastata, meze oqeani etj. Për pjata kryesore zakonisht në këto mbrëmje preferohen të shërbehen produkte të ndryshme mishi, si: tavë me mish viçi, biftek ose ramstek, lloje të peshkut si koc, levrek ose skampi dhe gjithashtu së fundmi frutat e detit.”