Krahas numrit të lartë të vdekjeve, të të infektuarave dhe ndryshimeve e ndikimeve në të gjitha fushat e jetës, pandemia CoViD-19, na dëshmoi gjithashtu që bota, nuk kishe menduar më herët seriozisht, se si të përgatitej për një pandemi globale. Pikërisht kjo situatë e krijuar në dy vitet e fundit, bëri që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2020, shpalli datën e sotme, 27 dhjetorin, “Ditë Ndërkombëtare të Përgatitjes për Epidemi”.
Kjo ditë, vjen si përpjekje për të nxjerrë mësime nga pandemia e COVID-19, për krizat e mundshme shëndetësore që mund të krijohen në të ardhmen.
Në vendimin e saj për të shpallë 27 dhjetorin, si “Ditë Ndërkombëtare të Përgatitjes për Epidemi”, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ftuar qeveritë e gjithë botës, që ta përqafojnë këtë ditë, e cila shërben si ditë vetëdijesuake mbi rëndësinë e parandalimit dhe gatishmërisë kundër epidemive.