Për shumicën e njerëzve, Viti i Ri mund të shënojë një mundësi të mirë për të nisur një fillim të ri. Përderisa një kapitull përfundon dhe një tjetër fillon, urimet për Vitin e Ri, janë mënyra më e shkëlqyer për të shprehur fjalë inkurajimi për familjarët dhe të dashurit tuaj!
Në vazhdim do të keni mundësi të lexoni disa urime nga dëgjuesit e Radio KFOR-it në shqip dhe serbisht, drejtuar të gjithë dëgjuesve:
“Përshëndetje, unë jam Fatlinda Rama dhe për dëgjuesit e Radio KFOR-it kam këtë mesazh; gëzuar Vitin e Ri dhe mos harroni që secili Vit i Ri është si fillim i një kapitulli të ri në jetën tuaj. Është shansi juaj për të shkruar një histori të pabesueshme për veten tuaj!”
“Unë jam Veton Gashi, gëzuar Vitin e Ri! Ky Vit i Ri ju sjelltë paqe, gëzim dhe lumturi. Të gjithëve ju uroj shëndet dhe ju them ti lini ëndrrat tuaja të fluturojnë përgjatë vitit 2022!”