Edhe vitin 2022 do e presim së bashku dhe si gjithmonë, Radio K4 është afër jush në çdo festë dhe gëzim. Përveç muzikës më të mirë, në këto dite festive do t’ju sjellim edhe program shumë të pasur dhe të larmishëm emisionesh, për dëgjuesit tanë.
Mëngjesi i datës 31 dhjetor, do të çelë bashkë me moderatorët tanë, Linën dhe Ardin, ku përgjatë 3 orëve do të keni mundësi edhe të jepni urimin tuaj për vitin në të cilin po hyjmë. Mëngjesit i japim energji me performancë Live, muzikë nga dyshja Ard dhe Mirdon, një performancë që mund ta ndiqni Live edhe në faqet tona në Facebook dhe Instagram.
Pas një edicioni festiv të Retro Remix, do të shoqëroheni me emisionin special që fillon me historitë e bukura të të moshuarve deri tek barsoletat e këndshme të Fisit. Në po këtë ditë të fundit të muajit dhjetor, KKD-ja gjithashtu vjen si edicion special moderuar nga Pranvera & Fisi e më pas edhe Vjosa & Merita.
Data 31 vjen edhe me shume befasi të tjera, përderisa edhe do të numërojmë së bashku deri në ndërrimin e mot-moteve, por Radio K4 ka përgatitur festë edhe për ditët në vazhdim. Emisioni i ‘3 Personazheve të vitit 2021’, ‘Momentet e Mëngjesit’ dhe ‘Fisi nëpër komuna’, janë vetëm disa nga emisionet që do të ju mbajnë afër dhe frekuencave tona.
Emisionet tjera që i keni dëgjuar çdo javë në Radio K4, vijnë si edicione speciale të përgatitura nga stafi i Radio K4-it, që t’iu argëtojnë edhe në fillimin e Vitit të Ri.
Të gjitha këto dhe shumë të tjera mund ti dëgjoni e ti shijoni edhe përmes faqes tonë zyrtare në radiokfor.com dhe përmes aplikacionit ‘Radio K4’.