Po përmbyllet edhe një tjetër vit, nën shoqërimin e dëgjuesve të shumtë të Radio KFOR-it dhe nuk ka kënaqësi më të madhe se sa ofrimi i një dite pozitive, duke filluar nga orët e hershme të mëngjesit e deri në ato të vona.
Dëgjuesit, të cilët shtohen dita ditës e bëjnë familjen e madhe të Radio KFOR-it edhe më madhështore, më të afërt edhe më të dashur. Në vazhdim do të keni mundësi të lexoni disa urime të dëgjuesve të Radio KFOR-it, për Vitin e Ri:
– “Unë quhem Avni Begraca, më lejoni që t’ju uroj Vitin e Ri 2023, me shpresë dhe dëshirë se viti i ardhshëm dhe vitet tjera në vazhdim të jenë shumë më të mira, të mbara dhe me prosperitet e suksese në realizimin dhe plotësimin e te gjitha dëshirave tona. Pra, gëzuar dhe shumë shëndet e gëzime për ju dhe dëgjuesit gjithandej!”
– “Jam Bestrim Bruti. Radio KFOR-in e dëgjoj 12 orë, çdo ditë. Më pëlqeni shumë si ekip, jeni shumë të respektueshëm, me ne silleni aq mirë, sikur të jemi nja familje e madhe. Ato mesazhe që i jep radioja e juaj, janë shumë të frytshme për ne, si ta ruajmë vetën dhe familjen. Përveç që jam në lëvizje me veturë, deri në 12 orë, merrem edhe me muzikë si dhe punoj me hekur, metal, si dizajner. Respekt maksimal për gjithë stafin e Radio KFOR-it. Gëzuar!”
– “Unë jam Jetmir Ramadani. Dua të përshëndes gjithë stafin e Radio KFOR-it dhe të ju falënderoj përzemërsisht që me juve ndjehem i përmbushur dhe i lumtur. Meqë jemi në prag të fesave, unë them stolise dhe ndriçoje shpirtin tënd me gjërat me të bukura në jetë! Uroj shëndet, dashuri, mirësi, harmoni si dhe çdo ditë e juaja le të jetë një festë në vete!”
– “Jam Zufer Selimi. Ju them se ju, stafi i Radio KFOR-it na dispononi me programet e ndryshme dhe muzikën e mirëfilltë, që na e ofroni për të gjitha moshat, pa dallim. Ju falënderoj që na jepni dashuri e na bëni rrugët më të shkurta, pasi që jemi gjithë kohën në lëvizje me veturë. Edhe një herë ju uroj një vit të mbarë e të suksesshëm, juve e gjithë dëgjuesve!”
Duke i falënderuar dëgjuesit Radio KFOR-it, premtojmë se përpjekjet tona, si ekip, për t’ju argëtuar dhe për t’ju mbushur me pozitivitet, do të vazhdojnë edhe përgjatë vitit 2023! Prandaj, qëndroni me ne, duke na dëgjuar gjithandej botës edhe përmes aplikacionit “RADIO K4”!