Emocione, hare, disponim, muzikë të mirë e të përzgjedhur me performanca live ju presin që ti përjetojmë së bashku, në frekuencat e Radio KFOR-it edhe në ditët e festave të fund vitit.
Në përmbylljen e vitit 2022, Radio KFOR-i do t’ju argëtoj me muzikë live, me performancë nga Jehona Lumi, e cila do ti argëtoj dëgjuesit me zërin e saj të bukur dhe me një stil mjaft unik, nën moderimin e moderatoreve/gazetareve Merita Gjoni dhe Vjosa Spahiu-Gola. Dëgjuesit do të argëtohen edhe me performancën live të Florent Abrashit, i cili ka një vokal fantastik dhe përplot energji pozitive, të cilën do ta transmetoj tek dëgjuesit, përmes Radio KFOR-it.
Kur jemi tek muzika live, këto ditë festash nuk do të përmbushnin programin tonë, pa performancën e moderatorit/gazetarit të Radio FKOR-it dhe njëherit këngëtarit Ard Gashi dhe artistit Mirdon Pacollit, të cilët festat do të na i zbukurojnë me zërin e tyre të magjishëm të përcjellë me këngë ritmike argëtuese.
E nëse dëshironi të njiheni edhe me ngjarjet më të rëndësishme të vitit që po e lëmë pas nga fusha të ndryshme, të përmbledhura në emisione speciale të fund vitit, atëherë ju mirëpresin të reja nga përmbledhja vjetore e inovacioneve teknologjike në emisionin ‘Tech World’, me moderatoren/gazetaren Trëndelina Duli. Special, me ngjarjet më të rëndësishme nga Hollywoodi dhe nga vendi, do të jetë edhe emisioni dedikuar filmave të vitit 2022, ‘Kosmopolis’ i përgatitur nga moderatorja/gazetarja Pranvera Behrami-Breznica.
Njëra ndër emisionet e juaja të preferuara gjatë këtij viti, ishte edhe emisioni dedikuar hiteve të vjetra ‘Greatest Hits’, e ekipi i Radio KFOR-it është përkujdesur të sjellë tek ju një edicion special të tij.
Për lajmet nga bota e muzikës si dhe për ngjarjet më të rëndësishme të 2022-ës, duke filluar me artistët më të dëgjuar e deri tek artistët të cilët krijuan famë në vitin që e lamë pas, ju pret edicioni special i emisionit ‘Music Zoom’, me moderatorin/gazetarin Fisnik Zymi.
Ekipi i Radio KFOR ju uron dashni, shëndet, lumturi dhe shumë suksese për vitin 2023, GËZUAR!