Nga data 3 deri më 7 qershor, në plazhin Rëra e Hedhur në Shëngjin, UNUM Festival do të jetë nikoqir i shumë turistëve nga e mbarë bota, adhurues të muzikës elektronike. UNUM Festivali ka prezantuar përmbajtjen e festivalit, ku gjatë 5 ditëve dhe 4 netëve, janë përgatitur 3 skena mahnitëse për muzikë 24h, me mbi 76 artistë, të cilët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë festival.
Me pamjen e paprekur të rivierës shqiptare, Festivali UNUM karakterizohet nga koncepti i unitetit (“UNUM” që do të thotë nga latinishtja “një” si tërësi), e që bashkon muzikën dhe të rinjtë nga e gjithë bota. Për më shumë informata në lidhje me Festivalin në fjalë, të interesuarit mund të njoftohen përmes faqes zyrtare të UNUM Festivalit, në Facebook, në adresën: https://www.facebook.com/unumfestival