– Në datën e sotme 25 Maj të vitit 1998, grupi Coldplay, publikuan albumin e tyre të parë ‘Safety’, që kishte tre këngë: ‘Bigger Stronger’, ‘No More Keeping My Feet on the Ground’ dhe ‘Such a Rush’.
– Në këtë datë të vitit 1985, grupi Wham, arritën në pozitën e parë në Amerikë, me albumin e tyre “Everything She Wants”. Ata ishin grupi i parë pas grupit Bee Gees, që kishin vetëm 3 këngë në albumin e tyre dhe arritën në pozitën e parë.
– Me 25 Maj të vitit 1997, një raport tregonte se këngëtari Elvis Presley, kishte albumet më të shitura në botë edhe pas vdekjes së tij. Sipas këtij raporti, albumet këngëtarit Presley, kishin kaluar shifrën e shitjes mbi 1 miliardë kopje në të gjithë botën.