“UNICEF Activate Talks” së bashku me adoleshentët e rinj, inovatorët, ekspertët dhe udhëheqësit e mendimit, sot (10 prill), në Amfiteatrin e Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës, duke filluar nga ora 14:00, do të punojnë së bashku për të nxjerrë të dhënat e mbledhura, si dhe për të rishikuar mënyrën se si mund të japin rezultate për fëmijët dhe të rinjtë të margjinalizuar.
Aktiviteti i lartpërmendur mbahet me qëllim të promovimit të nismave inovative të zhvilluara nga UNICEF, duke nxjerrë në pah punën e inovatorëve të të rinjve socialë nga mbarë Kosova, e ndjekur nga një koktej dhe ekspozitë e më shumë se 20 projekteve rinore dhe iniciativave.