Nga data 16 prill deri më datën 17 prill, në ambientin e Pallatit të Rinisë në Ptrishtinë, do të mbahet ‘Panairi i Edukimit’, që po organizohet nga Education Fair dhe CEO – Congress & Event Organization.
Ky panair sivjet shënon eidcionin e 13-të dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të takohen me përfaqësues të institucioneve arsimore vendore dhe ndërkombëtare, të informohen për mundësi për shkollim brenda dhe jashtë Kosovës si dhe për përfitimin e bursave brenda dhe jashtë vendit. ‘Panairi i Edukimit’ mbahet javën e ardhshme, me datat 16 dhe 17 prill, nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe pritet të kontribuoj direkt në ngritjen e vetëdijes së studenteve rreth informimit, përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional gjithashtu dhe mundësisë së përfitimit të fondeve (bursa, intership dhe punës praktike).