Sot (30.07.19), në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të mbahet manifestimi përkujtues, me rastin e një vjetorit të shkuarjes në amshim të regjisorit të mirënjohur, profesorit universitar, Bekim Lumi.
Nën moton “Unë besoj në teatër”, ky organizim, vjen nga “Qendra Multimedia” dhe pritet të fillojë nga ora 19:00.
Me këtë rast, përveç pikave artistike përkujtimore, do të bëhet edhe përurimi i veprës studimore të Bekim Lumit me titull “Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”.