Manila, kryeqyteti i Filipineve, është një qytet i i bukur, i njohur për arkitekturën koloniale spanjolle dhe rrokaqiejt modern. Është shtëpi e kishës të shekullit të 16-të, të Shën Augustinit si dhe Fort Santiagos, një kështjellë historike, që dikur ishte burg ushtarak. Universiteti Santo Tomas, në Sampaloc, është gjithashtu një element shumë i rëndësishëm në historinë e këtij qyteti, që është themeluar në vitin 1611 dhe e bën atë Universitetin më të vjetër në të gjithë Azinë, e gjithashtu është Universiteti më i madh Katolik, sa i përket numrit të studentëve.
Banka Qendrore e Manilës, gjithashtu ka bërë historinë në vitin 1998, kur lansoi kartëmonedhën më të madhe në botë, me madhësinë e një letre të formatit A4. Kjo kartëmonedhë kishte vlerën prej 100 mijë pesos.
Një ndër lokacionet më të veçanta në këtë qytet, është edhe Hoteli Manila, që ka kaluar ditëlindjen e saj shekullore para disa viteve. Ky hotel ka qenë mikpritës për shumë emra të njohur, e ndër ta ishin edhe Ernest Hemingway, James Michener, John Wayne, Douglas MacArthur dhe grupi i famshëm The Beatles. Kur vizitoni qytetin e Manila’s, do ta shihni nga afër edhe qytetin e vjetër Intramuros, që u ndërtua në shekullin e XVI-të, për ta mbrojtur qytetin e asaj kohë nga pushtimet. Ky ndërtim i ka bërë ballë shumë luftërave, tërmeteve dhe fatkeqësive të tjera ndër shekuj.