Sonte (28.06.22), do të organizohet koncerti i radhës, që do ti dedikohen pianistit Amerikan, Derek Han, i cili kishte bashkëpunuar me ‘Kosova KamerFest’, për 20 vite me radhë dhe ndërroi jetë, në muajin prill, të vitit 2021, nga virusi CoViD-19.
Koncerti në nderim të pianistit Han, do të filloj në orën 19:30, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në “Sallën e Kuqe”, me Orkestrën e Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut, me dirigjent Deniola Kuraja, me artistë të ftuar ndërkombëtarë Catherine Wethington – soprano, Erin Helgeson Torres – flaut, Sihana Badivuku – violinë, Blerim. Grubi – violë, Klevis Gjergji – piano, Rron Bakalli – violinë, Klaudio Zoto – violonçel dhe Andi Duraku – piano.
Pikat kryesore muzikore që do të luhen gjatë koncertit të sotëm, përfshijnë vepra nga Beethoven, Mozart, Donizetti, Strauss dhe kompozitorë të tjerë.
Vlen të përmendim se dje (27.06.22), në Shkup, ishte organizuar koncerti i parë, në nderim të pianistit Amerikan, Derek Han, sot mbahet koncerti i dytë në Prishtinë, ndërsa me datën 05.07.2022, do të mbahet koncerti i tretë, në Tiranë.