Pas sukseseve të njëpasnjëshme me shfaqje të ndryshme nëpër botë, aktori dhe regjisori i njohur kosovar, Mentor Zymberaj, së shpejti do të vjen me monodramën “Arka’’, autor dhe regjisor i së cilës është vet ai.
Një pjesë të fabulës së kësaj shfaqjeje, për Radio KFOR-in e rrëfeu pikërisht autori dhe regjisori i saj, Mentor Zymberaj: “Monodrama ‘Arka’, trajton temën e shpërnguljes së të rinjve dhe pasojat individuale, familjare dhe të shoqërisë. Ngjarja ndodh në një familje. Pasi që nuk kishte mundësi shërimi për njërin nga fëmijët e vegjël, djali i madh ndërprenë studimet dhe niset në azil, që të punoj çfarëdo, për të gjetur mundësi shërimi për vëllain e tij. Më vonë ai mëson që vëllai i tij kishte ndërruar jetë.”
Kjo monodramë do të shfaqet premierë, me 30 qershor, në ora 19:30, në Teatrin ‘Dodona’, në Prishtinë.