Trendet e modës botërore shpesh diktojnë veshjen tonë. Dëshira për t’u dukur bukur e ndjerë mirë, na bënë që të kërkojmë shumë shpesh për stilet e veshjeve që dominojnë në një sezonë të caktuar. Por, cilat janë tendencat e modës për sezonin dimëror të sivjetmë, Radio KFOR-i ka pyetur kreatorin e modës, Z. Alban Mitati i cili është themelues i shtëpisë së modës Alban Mitati Handmade: “Tendencat e modës për këtë sezon dimri, janë kombinimet e ndryshme me kuadrate, ndërsa sa i përket ngjyrave, pritet të dominojnë ngjyrat e errëta me theks të veçantë ngjyra vjollcë dhe bordo, kjo e fundit madje është mjaftë në trend, kur është fjala për veshjet elegante dhe ‘Business Class’.”
I pyetur se sa është në hap me modën botërore të veshjeve, shoqëria kosovare, z. Mitati, thotë se viteve të fundit edhe ne po shkojmë në hap me trendet botërore, megjithëse jemi në hapa më të ngadalshëm, e rëndësishme është që po ecim gradualisht, ndërsa porosit të gjithë dëgjuesit e Radio KFOR-it, se është e rëndësishme që çdo herë të ndjehemi rehat në atë që veshim dhe se duhet kushtuar kujdes stilit që i shkon çdo individi.