Dizajnerët më të njohur botërorë kanë prezantuar koleksionin pranverë/verë 2022 apo trendet e veshjeve, në të cilat janë paraqitur ngjyra të ndezura e të guximshme, tekstura dhe materiale të ndryshme.
Rreth trend veshjeve për sezonin pranverë/verë, Radio KFOR-i zhvilloi një intervistë me kreatoren e modës, Nita Bllacaku: “Edhe këtë pranverë / verë do të dominojnë ngjyrat e ndezura, lime e gjelbër, e pembe e ndezur, ngjyrë portokalli dhe mustardë e verdhë. Një trend që dukshëm do të dominoj në këtë sezonë, janë fundet e gjata me maica më të shkurtra, kjo është dëshmuar edhe nga veshjet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve OSCAR, por edhe në veshjet e përditshme. Veshje me shumë prerje, sikur fustanet po ashtu edhe maicat, janë në trend këtë sezonë. Setet (kompletet) po vazhdojnë t’i prijnë trendit, sidomos në ngjyra të ndezura të kombinuara me po të njëjtën ngjyrë. Pantallona ‘low rise’ ( nën kuka) janë po ashtu në super trend këtë sezon. Platformat në sandale edhe në papuçe, janë trendi që do të dominoj këtë vit. Një trend që po bartet edhe këtë vit janë puplat me ngjyra të ndezura.”
Aksesorët e ndryshëm siç janë çantat me ngjyrë të ndezura, bizhuteritë, perlat dhe gurët po ashtu të kombinuara me veshje të ndryshme, do të jenë trend edhe këtë sezonë.