Në këtë epokë me jetë dinamike e me të ushqyer të shpejt, është e pritshme që miliarda njerëz në të gjithë botën të përballen me problemin e obezitetit.
Pikërisht sot (11.10.2018),shënohet ‘Dita Botërore e Obezitetit’, e cila ka filluar të shënohet në vitin 2015 për të stimuluar dhe mbështetur zgjidhjet praktike, për të ndihmuar njerëzit të arrijnë dhe mbajnë një peshë të shëndetshme dhe për të ndryshuar mënyrën e të ushqyerit.
Se sa i pranishëm është ky problem në Kosovë dhe cilat janë pasojat shëndetësore të saj, për Rdio KFOR-in foli nutricionistja, Diola Dosti Baftiu:
“Obeziteti është problem global i cili ka kapluar edhe vendin tonë. 10% e kancerve shkaktohen nga obeziteti dhe çdo vit nga kjo sëmundje vdesin 300.000 njerëz në botë. Është një sëmundje që “kultivohet” që në vitet e para të fëmijërisë. Përdorimi i ushqimeve të shpejta, është një shkallë e sigurtë për t’u prekur nga obeziteti”.
Në këtë ditë të shënuar, nutricionistja Baftiu, për të gjithë prindërit ka edhe këtë porosi: “Hiqni fiksimet për të pasur një fëmije bucko. Jepuni nutrientet që atyre ju nevojiten dhe jo ti bëni aq të shëndosh, sa nesër të qani për peshën e tyre”.
Këtë vit ‘Dita Botërore e Obesitetit’, përqendrohet në stigmën e peshës, në këtë formë diskriminuese, prandaj këtë vit, synohet t’i jepet fund stigmës së obezitetit njëherë e përgjithmonë.