Për lajmin e rremë, propagandën, mashtrimet e satirën, do të diskutohet nga data 26 deri më 14 mars, përmes trajnimit që do të organizohet nga American Corner Prishtina.
Meqenëse teknologjia e ka bërë të mundur që të ketë shumë lajme dhe u ka dhënë mundësi çdokujt të krijoj informacione, duke mos u kontrolluar nga askush, ky trajnim për studentët e gazetarisë ka për qëllim gjykimin dhe besueshmërinë e informacionit përmes shtypit, televizionit ose internetit. Pjesëmarrësit e këtij trajnimi do të kenë mundësi që të mësojnë dhe analizojnë artikuj të njëri tjetrit, duke përdorur teknikat dhe këshillat që do të prezantoohen në sancat e këtij trajnimi. Audienca do të përbëhet nga 20 studentë të gazetarisë, të cilët përmes këtij trajnimi do të mund të përfitojnë këshilla dhe informacione të shumta.
Aplikimi për pjesëmarrje në këtë trajnim do të mbyllet me datën 22.02.2019.