“The Iceberg of Values” është një panel diskutimi i cili do të mbaht më 6 Mars në Kinemanë ‘Jusuf Gervalla’, nën organizimin e Anibar-it për komunitete të ndryshme që jetojnë në Kosovë. Ky model diskutimi shpjegon dallimet brenda një kulture për një vëzhgues të jashtëm, duke shqyrtuar vlerat e tij të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme.
Eventi organizohet në kuadër të projektit të Anibar-it “Promovimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Rritja e Dialogut Ndërmjet Komuniteteve”, që është pjesë e grantit financiar nga projekti “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, projekt i implementuar nga UNDP-ja në Kosovë dhe i financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për stabilitet dhe paqe (IcSP).