‘European Youth Foundation’ në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare ‘Projekte Vullnetare Ndërkombëtare’ dhe 7 organizata të tjera nga Ballkani, po organizojnë trajnimin ‘Terror Violence: Role of gender and youth’ që do të mbahet në Tiranë nga data 12 deri me 18 prill të këtij viti.
Ky trajnim synon të mundësojë një zhvillim të sigurt, profesional dhe hapësirë paqësore për organizatat rinore, dhe të rinjtë nga 8 vende të rajonit, për të rritur njohuritë dhe zhvilluar aftësi në parandalimin dhe kundërveprimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm, me fokus në të kuptuarit e rolit të gjinisë dhe rinisë.
Apliki është i hapur për të gjithë të rinjët nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria , Bosnja e Hercegovina, Greqia dhe Turqia deri me 7 mars 2020. Aplikimi mund të bëhet online përmes linkut të mëposhtëm: