Prishtina e ka hapur tunelin dezinfektues, i cili është vendosur dje (09.04.20), në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Ky projekt është realizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me kompaninë “Te Pema” dhe shërben si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe është implementuar pas 9 ditësh nga përpilimi i tij.
Sa i dobishëm është ky tunel dezinfektues, për Radio KFOR-in, foli nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi: “Përveç qytetarëve të Prishtinës, ky tunel do tu shërbejë edhe për stafi e Qendrës së mjekësisë urgjente,13 nga të cilët tashmë janë infektuar dhe kjo ka bërë që të zvogëlohet numri i punonjësve shëndetësor. Prandaj, qëllimi ynë parësor është mbrojtja e atyre që po kryejnë një punë të jashtëzakonshme”, theksoi Nënkryetari, Nushi.”