Më 12 janar, duke filluar nga ora 10:30, në komunën e Skënderajt do të mbahet trajnim falas për karrierë.
Ky trajnim vjen në kuadër të projektit “Edukimi dhe Riintegrimi përmes Zhvillimit në Karrierë”, të cilin është duke e implementuar OJQ Yellow dhe është finacuar nga GIZ.
Përmes këtij projekti synohet të përgatiten të rinjët për tregun e punës përmes ofrimit të trajnimeve që do t’i ndihmojnë ata në zhvillimin e shkathtësisë dhe kompetencës gjatë procesit të aplikimit për punë dhe zhvillimit të karrierës.
Trajnimi përmban këto module: Analiza e tregut të punës dhe trendet e punësimit (mbledhjes së informatave dhe analizimi i tyre); Aplikimi për punë (shkrimi i CV, letrës motivuese, hulumtimi i konkurseve të punës etj); Shkathtësitë e mendimit kritik, komunikimit, zgjidhja e problemit, kreativiteti; Intervistat e punës bazuar në praktikë (komunikim i shkruar, komunikim verbal); Raste të ndryshme të studimit.
Trajnimet janë falas dhe në fund të trajnimi njëditor, pjesëmarrësit do të certifikohen.
Për të marrë pjesë në këto trajnime, duhet të plotësoni linkun e mëposhtëm: