Rrjeti i OJQ-ve, “DEMOKRACIA FILLON KËTU” do të ndaj çmimin vjetor për kontribut të veçantë për shoqërinë nga komuna e Podujevës, si vlerësim që i bëhet personaliteteve të ndryshme nga shoqëria civile.
“Duke ndarë këtë çmim ne synojmë të inkurajojmë të rinjtë dhe të nxisim ndryshime pozitive në komunën e Podujevës” thanë për Radio KFOR-in,përfaqësuesit e OJQ “Demokracia fillon këtu”.
Për këtë vit, ky çmim i është ndarë tri personalitetve, për arritje të mëdha në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përkushtim dhe kontribut të dalluar në fushën e aktivizmit qytetarë dhe aktiviteteve me bazë në komunitet, mediumeve elektronike që fokus kanë aktivitetet në komunën e Podujevës. Çmimi i është dedikuar tri personalitetve te dalluara të Podujevës me motivacionin për “Kontribut të veqantë për shoqërinë”, rritje të llogaridhënies dhe transparencës, forcim të demokracisë lokale dhe lidhjes më të fortë të qytetarëve me komunën.