Që nga themelimi i Radio KFOR-it, në vitin 1999, valët e saj kanë qenë dhe janë një zë i fuqishëm i misionit të KFOR-it për paqe, tolerancë dhe bashkëjetesë në Kosovë. Bashkudhëtarë të këtyre valëve pozitive, janë edhe dëgjuesit e shumtë, të cilët nuk hezitojnë të dërgojnë mesazhe falënderuese si dhe të tregojnë që pothuajse 24 orë, janë në shoqëri me valët e Radio KFOR-it.
Radio KFOR-i intervistoi disa dëgjues të rregullt të saj për të ditur, se çfarë mendojnë ata për paqen dhe tolerancën? – dhe ata u shprehën kështu: “Përshëndetje, unë jam Mentor Ramadani, jam dëgjues i rregullt i radio KFOR-it. Unë mendoj sikurse ju, që pa tolerancë dhe pa paqe nuk ka të ardhme për askënd. Ne duhet të jemi shembull i mirë edhe për gjeneratat e ardhshme, duke i mësuar ata që paqja dhe toleranca duhet të jenë shtyllat e një vendi demokratik.”
Të njëjtin mendim kishte edhe dëgjuesit tjetër, Nanol Mehmeti: “Me urrejtje nuk ka përparim, prandaj ne duhet të jemi tolerant dhe paqësorë për një të ardhme më të mirë e më të sigurt. E tashmja është e ardhmja jonë, prandaj ta ndërtojmë me paqe dhe tolerancë të ardhmen e të gjithëve.”
Përveç dëgjuesve të lartpërmendur, është edhe dëgjuesi, Petar Maksimovic, i cili tha: “Unë besoj se gjëja më e rëndësishme për një jetë të qetë në Kosovë, është toleranca dhe mirëkuptimi i ndërsjellë. Diskriminimi në çdo nivel, nuk është diçka që do ta bëjë jetën më të mirë, dhe unë mendoj se nuk është i mirëpritur.”
Mendimin e tij për paqe dhe tolerancë e tha edhe dëgjuesi, Bojan Marinkovic: “Karakteristikat kryesore të një shoqërie të civilizuar, domethënë, ajo që na bën qenie të vetëdijshme, janë bashkëjetesa e mirë, toleranca dhe përpjekja për paqe. Pa këto, shoqëria siç e njohim ne, sot nuk mund të quhet një shoqëri e civilizuar. Le të jemi njerëzor!”
Duke mësuar dhe praktikuar tolerancën, ne ndihmojmë në krijimin dhe ofrimin e paqes në Botë!