‘Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim’ (TOKA), e cila punon me të rinj të Kosovës për t’iu ndihmuar në zhvillimin e shkathtësive të reja si dhe përmes vullnetarizmit edukativ të nxis qytetarinë aktive tek ta, nga data e djeshme (30 maj), ka hapur aplikimet për të gjithë të interesuarit. Organizimi i kampeve planifikohet të mbahet gjatë muajve të verës dhe vjeshtës, duke përfshirë edhe kampe rajonale, ku synohet që të jenë 150 pjesëmarrës, të moshave nga 15 deri në 18 vjeç, me qëllim të zhvillimit të shkathtësive të tyre për jetë dhe punë.
Për më shumë informata rreth organizatës TOKA, ju mund ta vizitoni web-faqen www.toka-ks.org.