Me synim të rritjes së cilësisë për një edukim të përcjellur me anë të argëtimit, për ditën e fëmijëve, (1 qershorin), ‘BoneVet’ në Gjakovë, organizon festë të zhurmshme e shumëngjyrëshe për të vegjëlit tanë.
Kjo ditë do të jetë shumë e veçantë për të gjithë fëmijët e pranishëm,ku do të ketë lojëra, muzikë, ngjyra e dashuri, përmes aktiviteteve të ndryshme edukative. Vlen theksuar se pjesëmarrja për të gjithë fëmijët që i përkasin moshave nga 7-15 vjeç është gratis.
‘BoneVet’ është një hapësirë mësimore, ku fëmijët inkurajohen të zbulojnë aftësitë e tyre dhe t’i zhvillojnë ato me pasion dhe dashuri.