Tash e tre vite Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “TOKA”, ka filluar të implementojë programin e Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë, ku të rinjtë angazhohen në klube të shkollave të ndryshme në Kosovë, duke fituar shumë miq, aftësi dhe duke ndikuar pozitivisht tek shoqëria dhe komuniteti.
“TOKA” përsëri ka hapur aplikimin për Super –Vullnetarë. Pikërisht për këtë risi, Radio KFOR-i kontaktoi Menaxheren e Programit të Vullnetarizmit Edukativ – Hatixhe Zeka: “Qëllimi i Klubeve të Super-Vullnetarëve është që të mbledhë të rinjtë e komunave të ndryshme për të ideuar, organizuar dhe implementuar projekte të dobishme për vendin ku jetojnë, komunitetin e shoqërinë në përgjithësi. Dua t’ju njoftoj se aplikimi për gjeneratën e re të Klubeve të Super-Vullnetarëve zgjatë deri më 04 nëntor, 2020. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë të moshës nga 12 deri në 17 vjeç, dhe që vijnë nga komunat: Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Lipjan, Mitrovicë, Prishtinë, Skenderaj dhe Vushtrri.”
Të rinjtë e interesuar t’ju bashkëngjiten Super –Vullnetarëve, mund të aplikojnë në këtë adresë elektronike: https://docs.google.com/forms/d/19aLtfs5sHCye80lyvYxzqdfbtJDqBoxDuJD_ncwcQdA/viewform?edit_requested=true