“Familja dhe shoqëria janë dy nga kontribuuesit më të mëdhenj të lumturisë ”. Kjo thënie nga autori amerikan Jon C. Maxwell, padyshim që përmban shumë domethënie të vërtetë. Lumturia në fakt është një koncept shumë i gjerë dhe relativ për shumë kultura dhe njerëz të ndryshëm, por padyshim që familja dhe shoqëria krijojnë ngrohtësi dhe dashuri të madhe në jetën tonë.
Dëgjuesit e Radio KFOR-it nëpërmes hapësirës sonë mediale kanë ndarë mesazhe për familjen, miqtë dhe më të dashurit e tyre. Ata kanë folur për lumturinë dhe domethënien e dashurisë për ta.
Z. Arbnor Mehmeti (Nanoli), dëgjues i rregullt i programit të Radio KFOR-it, thotë se pa familje jeta nuk do të kishte kuptim, duke porositur të gjithë njerëzit që ngado që të shkojnë të shpërndajnë dashuri sidomos në këtë kohë pandemie: “Jeta nuk do të kishte kuptim pa familjen time dhe miqtë e mi, të cilët janë bekim dhe përkrahja më e madhe në jetën time. Duani sa më shumë prindërit, gruan, vëllain e motrën, sepse në këtë kohë pandemie më së shumti kemi nevojë për njëri-tjetrin.”
Ndërkaq, për znj. Njomza Baholli, arritja më e madhe dhe më e vlefshme se çdo gjë tjetër është familja e saj: “Pas një dite të lodhshme në punë, ngrohtësia më e madhe për mua është kur jam pranë familjes. Lumturia më e madhe në jetë sipas meje sidomos në këtë kohë, është shëndeti dhe mirëqenia jonë. Prandaj, buzëqeshni dhe dhuroni dashuri në çdo moment sidomos në këtë situatë që po kalon bota.”
Dëgjuesja tjetër e radio KFOR-it në gjuhën serbe, Gjina Stojanoviq (Đina Stojanović), e kufizon dashurinë kështu: “Dashuria për prindërit, miqtë, fëmijët e bën jetën të bukur dhe më të lehtë. Lumturia më e madhe në jetë është kur ju doni dhe kur ju duan.”
Dhuroni dashuri në çdo moment, përkrahni dhe ndihmoni njëri-tjetrin dhe jeni mirënjohës për jetën tuaj.